Përdhunuan dhe e hodhën në det studenten, Gjykata lë në burg përjetë shqiptarin dhe grekun
Dy të akuzuarit për përdhunimin dhe vrasjen e studentes në Greqi janë shpallur fajtorë nga Gjykata e Apelit me Juri të Përzier në Athinë.
Të akuzuarit, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe shqiptari Aleksandër Luca 20 vjeç, pranuan në heshtje dënimin e shpallur nga Gjykata.
Me shpalljen e dënimit babai i së ndjerës shpërtheu në lot, ndërsa nëna e saj u mbajt jashtë sallës së gjyqit.

"Nga hetimet, vrasja mendohet se ka ndodhur për t'i mbyllur gojën vajzës, pasi ajo i ka kundërshtuar dy të rinjtë. Nëse ajo do e kishte pranuar, gjithçka do të ishte mbyllur qetë dhe vajza do të ishte gjallë sot," ka deklaruar prokurori.
Nga veprimet e mëtejshme zbulohet se çdo gjë është kryer në bashkëpunim mes djemve, duke pasur të njëjtën peshë faji në krim.

Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se vdekja ishte shkaktuar nga mbytja. Që do të thotë se studentja ka qenë gjallë në momentin e hedhjes në det, edhe pse kishte pësuar dëmtime të rënda për shkak të dhunimeve.
"Në maturi të plotë ata vendosën ta zhduknin. E rrahën, e torturuan dhe e hodhën të gjallë në det për ta zhdukur," është thënë në gjykatë.