Më 23 maj raundi i dytë për presidentin, Balla: Deri te dielën presim emrin nga Alibeaj

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, nga Fieri është ndalur sërish te procesi i zgjedhjes së presidentit.

Duke qenë se të hënën (23 Maj), mbahet raundi i dytë për presidentin mes grupeve parlamentare, Balla thotë se deri të dielën, presin propozimin për president nga Enkelejd Alibeaj.

Ai tha se propozimet do të shqyrtohen nga ana e mazhorancës.

Balla: për arsye se  Alibeaj është i zgjedhur në Fier, unë kam gjithmonë për ata që janë përfaqësues të Fierit. Detyra ime sot është të rrisë sa më shumë vëmendjen e qeverisë, të investitorëve të huaj ndaj Fierit. Ne jemi të  gatshëm të mirëpresim kandidatura që vijnë nga opozita. Deri më sot ne nuk kemi marrë asnjë propozim zyrtar nga opozita, qoftë 1 dy, tre apo 4. Nëse këto propozime na vijnë, ne do i shqyrtojmë. Do themi opinionin tonë për kandidaturat. Por për të shkuar më pas në seancë e deri nesër ora 16:00 koha është që kandidatura të depozitohet zyrtarisht dhe pastaj Kuvendi të shprehet  me votë. PS ka thënë prej ditës parë se nuk duam një president të PS, por të gjithë shqiptarëve.