Tjetër incident me autobusët, urbani i “Unazës’ ngel në rrugë

Një tjetër autobus në Tiranë është prishur.

Në videon e siguruar nga Ora News, shihet se urbani i linjës së ‘Unazës’ ka ngelur i bllokuar në rrugë, ku mesa duket ka pasur një defekt. 

Autobuzi shihet se ka ndaluar lëvizjen tek kryqëzimi i “Rrugës së Elbasanit”

Nuk dihet defekti që ka pasur, por vlen të theksohet fakti se kohët e fundit ka pasur disa aksidente dhe incidente me urbanët.

Rasti më i rëndë ishte ai i datës 29 prill, ku një urban i po të njëjtës linjë, ra në lumin “Lanë” pasi u përplas me një makinë. Si pasojë u plagosën 5 persona, por pa lëndime të rënda.