Milan i papërmbajtshëm, fitore titulli ndaj Atalantës. Vendosin Leao dhe Hernandez (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2022, 19:57
Milani-titull, mungon edhe shumë pak nga trofeu por kuqezinjtë janë në korsinë e duhur.
Kalojnë edhe testin e parafundit me Atalantën “Djajtë” që konfirmohen forcë e parë e Serie A.
Pjesë e parë apatike dhe me polemika për një penallti të kërkuar gjatë nga Giroud ndërsa në të dytën, djemtë e Piolit bënë detyrën me një marsh më shumë.
Rafael Leao fillimisht dhe më pas Theo Hernandez shënuan në ndeshjen e “San Siros” së tejmbushur me kapacitetin maksimal.
Entuziazëm në qytetin e Milanos dhe popullin kuqezi, tashmë me njërën dorë te titulli numër 19, po aq sa kushërinjtë e Interit, për t’i dhënë fund shterpësisë 11-vjeçare.
