Antonio Conte në zonën Champions, mjafton Kane për Tottenham, Arsenal në presion (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2022, 15:39
Po bëhet gjithmonë e më interesant fundi i sezonit të Premier League ku luftohet njëkohësisht në të gjitha frontet.
Mjafton një gol nga këmbët e të përhershmit Harry Kane që Antonio Conte të qëndrojë mbi shpinën e Artetas për të paktën disa orë. Tottenham cinik në ndeshjen e javës së parafundit ndaj Burnley ku bomberi anglez shndërroi në 3 pikë të arta mundësinë e artë nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Pas këtij suksesi, Tottenham ngjitet përkohësisht në vendin e katërt në dëm të Arsenalit me dy pikë më shumë se “Topçinjtë” që do të sfidojnë të hënën Newcastle në “St. James Park”.
