Qeverisja e të marrëve

Autoriteti i Konkurrencës thotë se do te hetoje tregun e karburanteve per te zbuluar nese ka marreveshje mes shoqerive te karburanteve per caktim çmimesh. Shume mire deri ketu.

Por dy here ne jave Autoriteti i Konkurrences ulet ne nje bord bashke me Ministrine e Financave, ate te Energjise dhe tregtaret e karburanteve. Dhe cfare bejne keta tek bordi? Caktojne cmimin e naftes.

Ky i yni eshte Autoriteti i vetem i Konkurrences ne historine e njerezimit dhe ndoshta edhe Universit, po pati jete ne ndonje planet tjeter, i cili eshte zyrtarisht pjese ne kartel.

Eshte njesoj sikur polica e shtetit te beje vrasje me pagese per llogari te bandave. Por zyrtarisht, se polic kriminele mund te kete plot.

Ky lajmerimi qe bordi vendosi cmimin x leke liter ne tre ditet e ardhshme eshte njesoj sikur policia te nxjerre nje deklarate ku te thote: forcat e policise kryen sot tre vrasje te suksesshme per llogari te bandes y. Cmenduri.

Tani puna eshte ke do hetoje Autoriteti i Konkurrences per fiksim cmimesh? Do hetoje veten?

Kujt do ia vere gjoben per kartel? Vetes, ministrise se financave apo asaj te energjise?

Marrezite qe ndodhin ne Shqipërinë tone tejkalojnë cdo kufi imagjinate.