Noizy tregon në Why?Not se ishte arrestuar në Vernicë të Kosovës sepse…


Disa javë më parë reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur në emrin e artit si Noizy, u shoqërua nga policia në Vrenicë të Kosovës, lajm i cili ngjalli shumë polemika.

Ndërkohë reperi i ftuar në emisionin Why?Not ka treguar se ai ishte ndaluar nga policia pasi nuk kishte paguar një gjobë të vitit 2016.

Noizy: Nuk ishte arrestim, ishte ndalesë, shoqërim. Policët e kufirit të Kosovës, shumë xhentil shumë njerëz të mirë. Kur vjen urdhri  nga Prokuroria edhe ata nuk çfarë bëjnë. Kishte ardhur një njoftim që ky person duhet ndaluar sapo të hyjë në Kosovë, sepse ka një gjobë të papaguar në vitin 2016. Ishte një problem që unë nuk isha vënë në dijeni fare.  Unë ju thashë pse s’më keni lajmëruar në një email. Unë kam  dy dyqane në Kosovë. Më thanë ne kemi lajmëruar një shok tonë që e njeh një shokun tënd, që ai shoku jot të thoshte ty.

Reperi thotë se iu duk jo profesionale shoqërimi i tij nga ana e policisë, pasi kjo e fundit nuk e kishte kontaktuar në asnjë mënyrë për ta informuar në lidhje me gjobën.

Noizy: Mu duk pak jo profesionale. Je duke ndaluar një figurë një artist. Nuk jemi tipa që shoqërohemi në polici. Më e forta se deshi të më çonte në burg.  Unë s’kam bërë asnjëherë burg në jetën time. Se kam të regjistruar emrin në polici. Ata nuk e kishin marrë mundimin që të më kontaktojnë në asnjë lloj mënyre.