Arbana nuk është drejtoreshë e Top Channel. Ka qejf të haj drekë me banorët" - Anaid Kaloti ironizon Arbana Osmanin

Parashutat që ish konkurrenti i "Big Brother", Anaid Kaloti ngriti pak ditë më parë në "Big Brother" për Donald Veshaj, trazoi ujërat mes çiftit Donald-Trixa, por jo vetëm.

Ngritja e parashutave rastisi me ditëlindjen e Bora Zemanit, madje një prej parashutave shkruante "9 Janar".

Pas kësaj, nisi krisja mes çiftit, gjë për të cilën Anaid Kaloti i ftuar në #Expuls RTV Ora nga Ronaldo Sharka, se për këtë gjë më shumë ka ndikuar vetë universi, pasi ai nuk beson në ketë marrëdhënie.

Në prime show-n e kaluar, Arbana tha se personat qe ngritën parashutat nuk kanë marrë leje dhe se do mbajnë përgjegjësi, madje nuk mungoi as ndërhyrja e Dalina Buzit e cila ishte e ftuar atë mbrëmje si opinioniste ku u shpreh se diçka e tillë sipas saj, është e turpshme.

Anaid në studio e #Expuls nuk la gjë pa thënë për Dalina Buzin, themeluesen e "Anabel".

Sipas tii, Dalina e bëri për më shumë ndjekës në Instagram këtë gjë, madje e quajti atë si një kukull të kurdisur.

Anaid Kaloti nuk la mënjanë ironitë për serialin "SNOB" nga Dalina Buzi.

Thumbat e Anaid Kalotit nuk munguan as për moderatoren e Arbana Osmanit: "Arbana nuk është drejtoreshë e Top Channel, as presidente e as juriste. Nëse do na komunikoje diçka do na vinte nga juristja e Top-it" - u shpreh Anaid Kaloti, duke shtuar me ironi, se Arbana ka qejf të futet në shtëpi të haj ndonjë drekë me banorët.

Ndiqni videon e plotë për më tepër: