Noizy: Don Xhon ka qenë fansi im, e përgëzoj për karrierën që po korr

Reperi i njohur, Noizy, zbuloi në emisionin "Why? Not" në RTV Ora se Don Xhon ka qenë fans i tij, kur ka qenë i vogël.

Për këtë arsye Noizy tha se dëshiron të dijë më shumë rreth periudhës kur ka qenë idhull për Don Xhon. Ndër të tjera reperi përgëzon artistin për suksesin që ka arritur.

Noizy: Nëse do isha në një shtëpi me Don Xhonin, do bëja stërvitje bashkë me  të, do i bëja ca pyetje. Do qeshnim bashkë, e di që ka qenë fansi im ku ka qenë i vogël. Do e pyesja sa vjeç ka qenë kur ka qenë fansi im. Do e pyesja a ka rastisur të ketë qenë në ndonjë koncert timin kur ka qenë i vogël. Do e përgëzoja për suksesin që po korr. Bravo i qoftë!