Ngriti parashutat në Big Brother, Anaid Kaloti ç'nuk thotë për Dalina Buzin: Kukull e kurdisur, e bëri për followersa
Parashutat që ish konkurrenti i "Big Brother", Anaid Kaloti ngriti pak ditë më parë në "Big Brother" për Donald Veshaj, trazoi ujërat mes çiftit Donald-Trixa por jo vetëm.
Ngritja e parashutave rastisi me ditëlindjen e Bora Zemanit, madje një prej parashutave shkruante "9 Janar".
Pas kësaj, nisi krisja mes çiftit, gjë për të cilën Anaid Kaloti i ftuar në #Expuls RTV Ora nga Ronaldo Sharka, se për këtë gjë më shumë ka ndikuar vetë universi, pasi ai nuk beson në ketë marrëdhënie.
Në prime show-n e kaluar, Arbana tha se personat qe ngritën parashutat nuk kanë marrë leje dhe se do mbajnë përgjegjësi, madje nuk mungoi as ndërhyrja e Dalina Buzit e cila ishte e ftuar atë mbrëmje si opinioniste ku u shpreh se diçka e tillë sipas saj, është e turpshme.
Anaid në studio e #Expuls nuk la gjë pa thënë për Dalina Buzin, themeluesen e "Anabel".
Sipas tii, Dalina e bëri për më shumë ndjekës në Instagram këtë gjë, madje e quajti atë si një kukull të kurdisur.
Anaid Kaloti nuk la mënjanë ironitë për serialin "SNOB" nga Dalina Buzi.
Se çfarë tha me tepër, mund ta ndiqni në videon më poshtë:
