Hasa: Berisha nuk do ta shndërrojë PD-në në kokë dashi për hallin e tij që ka me SHBA-të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2022, 18:37
Përmes një video postimi në Facebook, sekretari për digjitalizimin në PD, Endri Hasa shkruan se demokratët e refuzuan përpjekjen e Berishës për të shkatërruar Partinë Demokratike.
Sipas tij, Berisha me dhunën dhe gënjeshtrat e tij nuk do shndërrojnë Partinë Demokratike në “kokë dashi” për betejën e tij personale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Hasa: As dhuna dhe as gënjeshtrat e Sali Berishës nuk do shndërrojnë Partinë Demokratike në “kokë dashi” për betejën e tij personale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Demokratët e refuzuan përpjekjen e Berishës për të shkatërruar Partinë Demokratike dhe për t’u kthyer në mish për top për hallin e tij, ata u ndanë përgjithmonë nga e shkuara dhe po ecin drejt të ardhmes.

