PD me ndarjen nga Sali Berisha duhet të bëjë edhe një transperencë të historisë së saj që të jetë e besueshme

Partia Demokratike me ndarjen nga Sali Berisha duhet të bëjë edhe një transperencë të historisë së saj që të jetë e besueshme.

Për të kuptuar PD e emëruar të dhjetorit 1990 duhet të hapet dosja Hajdari dhe dosjet e Sigurimit nga Autoriteti Dosjeve për të gjithë ata të emëruarit në PD në dhjetor 1990 duke filluar me Sali Berishën dhe deri poshtë.

Rihapja e kësaj dosje dhe rigjykimi kësaj dosje me vrasës të dënuar, jo për shkaqet e vrasjes, do të bënte të rishkruhej ndryshe dhe historia e PD-së dhe pluralizmit dhe vetë Azem Hajdarit.

Një popull që ngre histori mbi gënjeshtra, manipulime, mashtrime, triumfesh historike -folklorike-katundesh dhe mitesh, nuk kupton gjë nga historia e vet dhe sillet në rrethin vicioz të pahistorisë si histori lodrash e çifelish.
Gorge Orwell, na ka mësuar: "Rruga më efektive për të shkatërruar një popull është t’i ndalosh dhe t’i zhdukësh të kuptuarit e historisë për çfarë ka ndodhur me historinë e tyre."

Deri më sot ata që kanë drejtuar Shqipërinë jo vetëm i kanë ndaluar të kuptuarit e historisë popullit vet, por vazhdojnë të hedhin gënjeshtra dhe të pavërteta duke abuzuar me pushtetin për pushtetin e sundimit të klaneve të tyre.
Partia Demokratike është në këtë gjendje edhe për faktin se ka jetuar me këtë punizëm te një historie te manipuluar dhe fallsifikuar me gënjeshtra. Si rezultat i këtij “pluralizmi” te dhjetorit te emëruar kemi Shqiperinë sot. Një shtet që funksionon si banda klanore mafioze që quhen parti politike.

Me një shoqëri që e vetmja rrugë për të jetuar me dinjitet dhe punë të ndershme i ka ngelur largimi nga Atdheu prej sundimit këtyre bandave në këtë 30 vjeçar.

Këta idolartorë të regjimit komunist, e sot, antikomunistë-komunistë apo anarkistë-komunistë dje si bashkëpuntorë të zellshëm dhe sot po me të njëjtin zell i shërbejnë te keqes dhe manipulim-simulimit e fallsifikimit që fatkeqsisht e quajnë veten elitë, i kanë vdekur shpresën shqiptarëve dhe kanë ngritur krimin dhe imoralitetitn në majat më të larta të shtetit, kulturës si funksionim-shërbimi, jo ndaj vlerave, por si qen besnik të pushteteve të radhës.

Kështu as nuk mund të ndërtohet demokraci dhe as shtet i së drejtës dhe as të prosperojnë popullin dhe të ngrihen si komb.