Aksident i pazakontë/ Makina fluturon mbi gardhin e shtëpisë, përfundon në oborr

Një makinë ka fluturuar mbi gardhin një shtëpie, mëngjesin e së dielës në Serres, në veri të Greqisë.

Në rrethana ende të paqarta drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin e mjetit, e për pasojë u përplas me gardhin e një shtëpie, duke përfunduar në oborrin e banesës.

Menjëherë pas incidentit në vendngjarje kanë mbërritur  ambulanca, ndërsa shoferi i makinës është dërguar në spital me plagë të lehta.

Mediet lokale shkruajnë se pronari i shtëpisë në momentin që dëgjoi zhurmën doli me shpejtësi dhe  u çudit kur pa makinën që kishte ngecur mbi kangjella.

Aksident i pazakontë/ Makina fluturon mbi gardhin e shtëpisë,