Landfillet ilegale në Malësi, kryebashkiaku aksion pas kërcënimit të Ramës
Mbetjet që ngarkohen me fadroma tregojnë problematikën e thellë të ndotjes së ambientit në Malësinë e Madhe. Disa pika janë kthyer në vendgrumbullimeve të paligjshme.
Aty kanë qene për vite me radhë Por bashkia e Malësisë së Madhe ndërhyri me aksion pastrimi vetëm pasi kryeministri Edi Rama i kërcënoi me ndëshkim.
Nga Bajza, kryebashkiaku Tonin Marinaj madje kërcënoi me gjoba banorët.
"Mbeturinat të hidhen aty ku kanë vendin."
Prefektja Majlinda Angoni që iu bashkua nismës e pranoi se Shkodra si qark ka shumë hotspote, prandaj bëri thirrje që bashkitë të marrin masa.

Në Malësisë së Madhe numërohen dhjetëra pika të depozitimit të paligjshëm të mbetjeve, ndërsa në Shkodër problematika kryesore është grumbullimi i plehrave në disa pika buzë lumenjve.













