Shpresa në rikthime xhaketash të vjetra ashtu si në dhjetor 1990, mjerim i madh

Shpresa në rikthime xhaketash të vjetra ashtu si në dhjetor 1990,
Shqipëria dhe shoqëria shqiptare, ka hyre në një rreth vicioz hibritokratik si degjenerim politik, me korrupsion dhe lidhje me krimin në të gjitha nivelet. 

Me një shoqëri civile në pritje për kockën e radhës nga e bandave të politikës. Shikoni vetëm zhvillimin e kuplaras në Parlament dje, akuzat dhe faktet që i nxjerrin njëri- tjetrit tutorët dhe prositutat politike në të dy formacionet e bandave politike, dhe qartësisht kupton, se SPAK, është bisht i kësaj çfaqje të neveritëshme hidh e prit derisa të kalojnë afatet e krimeve me parashkrim për të shkruar krime të reja dhe çuar vëndin në shpërbërje me largimin masiv të popullsisë.

Shpresa me rikthime të vjetra, me foltoret, haxhiqamiliste tashmë të botoksuara me pamje rinore në foltore si imazh dhe energji e re në andropauzën e plakut Mere, si një nga lojtarët kryesorë të këtij prostitucioni politik- kriminal 30 vjeçar, tregon gjëndjen e pashpresë në mpirjen e një shoqërie të korruptuar dhe inkriminuar në të gjithë kapilarët e sajë si e vetmja mënyrë për të jetuar. 

Imazhi i botoksuar mediatik që duan të çfaqin në studiot televizive të cilat ashtu si politika janë në lidhje me krimin dhe pastrimin e parave dhe bandat politike, me analistë dhe drejtues emisionesh që paguhen nga tutorët kriminal-politik, dhe të ftuar prositutat politike, kanë krijuar një HALE kombëtare, që kanë qelbur, jo vetëm Shqipërinë, por Ballkanin dhe më gjërë.