Batuta e Qynos: Thonë që po e ke vendlindjen në Tropojë, je i ngelur në Vetting

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Elton Qyno u shpreh se qarkullojnë fjalë se nëse e ke vendlindjen ne Tropojë, je i ngelur në Vetting.

Ai tha se pjesa dërrmuese e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Tropoja kanë ngelur në Vetting duke theksuar se është një statistikë e vërtetë.

Qyno: Thonë që po e ke vendlindjen ne Tropojë, je i ngelur në Vetting. Kështu qarkullon si gjë. Unë kështu e kam dëgjuar. Pjesa dërrmuese e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Tropoja kanë ngelur në Vetting. Kjo është një statistikë e vërtetë edhe pse ka dalë si një legjendë.

Adriatik Llallën e hetoi dhe e dënoi shoku i vet. Përpos Vettingut në gjyqësor dhe prokurori, u bë një Vetting në polici, por u ndalua dhe ata vazhdojnë që të jenë akoma drejtorë në qarqe.