Mbrojtësi i Leipzig shënon një nga autogolat më të çuditshëm, shikoni dhuratën ndaj Cityt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2021, 22:06
Ndeshjet e mbrëmjes në Champions League po dhurojnë spektakël dhe surpriza.
Teksa ka gola në shumë ndeshje, në Etihad luhet sfida Man. City-Leipzig me ekipin e Guardiolës që dominon por goli i dytë ishte një dhuratë nga “Zoti” e gjithashtu shumë i çuditshëm, shkruan Ora News.
Në minutën e 28’ pas një sulmi nga Man. City dhe një krosimi në zone, mbrojtësi Mukiele çon në portën e tij topin me kokë me një veprim shumë të çuditshëm, një autogol sa qesharak por dhe i habitshëm.
Më poshtë keni dhe videon për të kuptuar se çfarë kishte në mendje mbrojtësi i Leipzig!...
