"Edhe sa vetë duhet të vdesin në ashensor, o Erion?"
Sot nje grua shtatzane po lufton per jeten, sepse ashensori i pallatit u keput.
Une e kam provuar vete ankthin e nje rasti te tille disa muaj me pare, kur mamaja ime ishte ne ashensorin e pallatit kur iu keputen kavot. Ajo shpetoi mire, por jo te gjithe kane fat.
Raportohet se cdo muaj ka mbi 200 incidence ku banoret e Tiranes bllokohen ne ashensor per shkak te problemeve teknike.
A ka ndonje njeri pergjegjes per kete pune?
Te gjithe e mbajme mend vajzen 30 vjecare u dogj ne ashensorin e nje pallati ne Tirane.
A zuri njeri mend nga ajo ngjarje? Hic fare.
Jo me larg se nje muaj me pare nje ashensor tjeter mori flake ne Tirane?
E vrau njeri mendjen? As qe behet llaf.
Nderkohe media kujdeset qe kur i raporton keto raste te mos permendet pergjegjesia e bashkise apo emri i Erionit.
Me pak fjale ne vend qe te rritet siguria e ashensoreve, ketu rritet vetem censura e lajmit.
Prandaj dua te permend pergjegjesine e Erionit ne kete pune:
E para, kryetari i bashkise ngarkohet nga ligji per administrimin e banesave per te emeruar administratoret e pallateve. Keshtuqe cdo individ apo kompani qe administron nje pallat duhet te kete marre licence nga bashkia.
Qellimi i licences nuk eshte qe Erioni te perzgjedhe patronazhistet qe bejne vota per PS-ne, por qe te licencoje ata administratore qe sigurojne se ne nuk do vdesim ne ashensor.
Se dyti, i njejti ligj (neni 39) detyron bashkine qe te kontrolloje sigurine teknike te pallateve, cka perfshin ashensoret.
Se treti, si nje prej drejtuesve te partise socialiste ai eshte gjithashtu ne pozite per te kerkuar qe Inspektorati Shteteror Teknik te garantoje sigurine e ashensoreve, te pakten ne qytetin qe ai drejton.
Se katerti, edhe ne rastin e vajzes qe u dogj ne ashensor, ashtu edhe ne keto rastet e tjera, banoret ankohen se zjarrefikesi vjen me vonese.
Ne varesi te kujt eshte zjarrefikesi?! E gjete...Ligji per qeverisjen vendore (neni 29) e ka kaluar zjarrfikesin ne varesi te kryetarit te bashkise.
Pra, nese Erioni do kalonte me pak kohe duke gjemuar plakat me shami qe shesin domate, dhe me shume kohe duke bere detyren qe i ngarkon ligji, ne sot do ishim me te sigurte neper pallatet tona.
Por une kam frike se rasti i sotem nuk do jete i fundit, sepse ata qe ne kemi vene ne krye per te na ruajtur nuk duan t'ia dine fare per jeten tone.
Prandaj pyetja e vertete nuk eshte edhe sa duhet te vdesin qe te zere mend Erioni, se ai e ka bere zgjedhjen e vet.
Pyetja eshte: edhe sa do durojme ne, banoret e ketij qyteti?
