Operacioni i fundit i Doktorit
Operacionet ne zemer thone jane me delikatet, kane shume specifika. Nje levizje e gabuar e dhe gjithecka shkon per dreq. Bisturia kerkon nje dore te stervitur mire dhe vetedije se jeta e pacientit ne cdo sekond eshte ne gishtat kardiokirurgut. I gjithe stafi eshte aty per ta ndihmuar, por cdo gje eshte ne doren e tij sa dhe mendjen e tij.
Nga sot ne do te asistojme publikisht ne nisjen e nje operacioni delikat, qe nuk do te riktheje ne funksion nje zemer te asfiksuar, por do te tentoje te riktheje ne jete nje pacient ne vdekje klinike. Nje pacient qe i duhet shoqerise dhe jo vetem ekzistences se tij si i tille.
Vetem se nga sot operacioni nuk do te jete ne sallen e operimit, por salla e Parlamentit dhe cdo salle tjeter qe do te clirohet nga semundja. Nga sot politika futet ne nje dimension te ri, ne nje proces te veshtire qe ose e con gjerat ne vend, ose vendin e con per dreq. Rruge te mesme nuk ka.
p.s...Luli nuk eshte zemra e PD-se, ai eshte thjeshte nje zorre e kalbur (apendiks) qe Doktori e ka toleruar me shume sec duhet ne trupin e demokrateve. Nga neser gjerat fillojne te shkojne ne vendin e tyre!