Nuk ka vrasje më të ligë se shantazhi e vrasës më të egër se shantazhuesit
Nuk ka vrasje më të ligë se shantazhi e vrasës më të egër se shantazhuesit.
Kushdo qe sot fërkon barkun, tregon se nuk e ka lidhur kurrë asgjë me Partinë Demokratike e të djathtën shqiptare.
Sot u "vranë" e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e PD. Nuk u vranë emra!
U godit e vetmja forcë opozitare (me gjithë gabimet e haracet e saj).
Me një gur u vranë jo dy zogj, por një fole e tërë, e atyre që shpresën e Shqipërisë larg korrupsionit e krimit, e kishin lidhur me rrugëtimin e reformin opozitar.
E ndërsa prej fushatës elektorale te zgjedhjeve të prillit e deri sot në nisjen e këtij mandati të tretë, vëmendja publike e politike ështe adresuar tek PD, Shqipëria po kalon një nga krizat më të rënda ekonomike, sociale e shëndetësore.
E thonë raportet e dhomave tregtare, hallet e shqiptarëve, cmimet e tregut e hyrje daljet e shpeshta në listat si vend me rrezik të lartë infektimi. Pa harruar dhe hallet e sistemit të shtetit të së drejtës.
Një ngjarje e tillë vë në rrezik demokracinë e stabilitetin politik të vendit.
Një shtet nuk mund të mbahet me inate e shantazhe e kur politikanët i përdorin apo bëhen viktimë e tyre, demokracia ështe në rrezik!
Një plakë e urtë thoshte "kur duart i ke me m... , vec m... do gatuash" e mos u ul kurrë në tavolinë me duar të pista.