Si kuzhiniere e vlerëson bota Nënë Terezën? Pika neve!

E kam thënë edhe herë të tjera. Fati i njerëzve të mëdhenj të kombit është i trishtët. Ata, pasi kanë kryer veprën e tyre bëhen viktima të tre vepruesve socialë:

E para të mediokrërve që nuk durojnë madhështinë e tyre dhe gjithçka e masin me kutin e tyre të vogël. Egoizmi i tyre nuk pranon që të ketë mbi ta, të gjithë duan t'i nivelojnë në një rresht.

E dyta, janë drejtuèesit e pushteteve të të gjitha kohëve. Këta kanë zakon dhe interes që heronjtë e mëdhenj të së kaluarës t'i paraqesin aq sa u içntereson atyre, pra kryesisht t'u heqin atë përmasë që i bën shembujt dhe udhëzues kundër pushteteve arbitrare. Hiqen sikur i nderojnë, por pasi u kanë hequr gjithçka të vlefshme që ata kanë pasur.

E treta, fatkeqësisht janë masat nën ndikimin e propagandave që parapëlqejnë një imazh të thjeshtësuar dhe madje qesharak të heronjve të së kaluarës, në pamundësi për t'i parë nën dritën e tyre të vërtetë.

Kjo vazhdon prej shekujsh përshembull t'i ndodh figurës të Gjergjit të Madh që themeloi kombi shqiptar së paku pesë shekuj më parë sesa ideologjitë sunduese e konsiderojnë gjenezën tonë si komb!

Edhe Nënë Terezës të Kalkutës kështu i ndodh. Kujtojnë se asaj çmimin nobël dhe madhështinë ja ka dhënë fakt si ka ushqyer ca indianë t-ë uritur, ja ta zemë disa mijëra. Pse si guzhinjere e vlerëson bota atë? Pika neve! Ca e kujtojnë si një katolike të thjeshtë dhe citojnë thënie të saj, a thua se tradita katolike, apo mysilmane ka pasur keq për citate të bulur, sikur nuk ka me mijëra Bibla dhe Kurani!

Kësaj i thonë ta përdhosësh të shenjtën, t'i presësh kokën përsëri Ali Pashait, t'i presësh kthehtrat simbolit historik, duke e bërë të padëmshëm, duke i hequr gjithë forcën e vet simbolike. Nuk thonë kot sot edhe bankierët bëjnë reklamë me Ce Guevarën, il comandanten, sepse e paraqesin si një garip hokatar dhe aventurier guximtar i lezetshëm!!!

Nënë Tereza ka së paku tre përmasa gjigande që sakën se ja nxjerrin në pah se është njësoj si të presin degën e pemës ku kanë hipur.

Së pari, ajo tregoi me anë të një eksperimenti të madh social se me të uritur dhe të varfër nuk mund të ketë as zhvillim dhe as modernizim. Tregoi atë që kurrë pushtetari në shërbim të monopolistëve nuk arrin as ta konceptojë dhe as ta pranojë. Varfërojeni popullin, dhe gjithë shoqëria, duke përfshirë edhe pasunarët do të bjerë në degradim. Kjo është drejtësia e Zotit që nuk ka ç'i bën asnjë propagandë sado e egër qoftë.

E dyta ajo tregoi se Perëndimi nuk mund të gjejë paqe dhe i gjithë planeti nuk mund t'i shpëtojë shkatërrimit nëse ai ndahet në vende të pasura dhe në vende të varfër. Nuk mundet mirëqënia në një pjesë të planetit të bashkëjetojë gjatë me zullumet, varfërinë dhe luftrat dhe masakrat në pjesët e tjera të botës. Njeriu duhet trajtuar si njeri kudo qoftë. Keqtrajtojini sirianë, afaganë, irakianë, indianë, bangladeshas, afrikanë, atë një ditë do t'u turren në rrugët tuaja!

Së treti Nënë tereza vërtetoi se përtej parave, pushteteve, materialeve, qendron shpirti i njeriut, ndërgjegja kolektive, që po u mobilizua nuk ka gjë që nuk bën, ngjall të vdsekurit, ecën mbi ujë, shuan uritë me tre peshq në shportë, pra bëAn gjithçka. Mos u ankoni, por veproni, si njerëz, dhe gjithçka bien nën pushtetin tuaj! nkohemi, por shkojmë votojmë si derrpederra, na japin ushqime skarco, i hamë si minj, na ndërtojnë kulla mbi kokë dhe shkojmë blejmë apartamente në to, na ndotet ajri megjithatë lëvizim me karrocat tona të vjetra me diezel, në vend të mobilozojmë forcat dhe ndërgjegjen qytetare për të vepruar paqësisht, demokratikisht, por me forcë shpirti!

Nënë Tereza nuk kujtohet duke e shndërruar në një murgeshë që ka bëlbëzuar ca lutje! Eshtë një forcë vitale që na drejton te një jetë dinjitoze!

Por kush ka interes ta trajtojë me madhështinë e saj! Vëri emrin një rruge në Kamëz dhe mbylle muhabetin se poqese ajo zbulohet siç ishte, telashe të mëdha na hapen!