Ylli i serialeve turke poston video duke kërcyer me flamurin shqiptar dhe e tregon me krenari origjinën e tij

Burak Yoruk është një nga aktorët më të dashur në Turqi. Ai ka luajtur në disa seriale të njohura televizive, të cilat janë transmetuar edhe në Shqipëri.

Por janë të paktë ata që e dinë se ylli i telenovelave është me origjinë shqiptare.

Së fundmi Yoruk ka postuar në Instagramin e tij një video duke kërcyer nën tingujt e muzikës shqiptare.

Ai mban flamurin kuq e zi ndërsa në sfond luhet kënga "Shqipëri moj nëna ime.

Ai nuk ka ngurruar të tregojë ndjekësve të tij se ndihet krenar për origjinën shqiptare.

Projekti më i fundit i tij është seriali “Ask Mantik Intikam”, që ka nisur transmetimin prej disa javësh në Turqi. Ai luan krah aktorëve të njohur turq si Burcu Özberk, Melisa Döngel dhe Ilhan Sen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Burak Yörük (@burakyoruks)