Ngacmimet seksuale në vendin e punës, guvernatori i New Yorkut në fije të perit, prokuroria ngre akuza

Vetëm brenda një viti, nga një prej njerëzve më të rëndësishëm në politikën amerikane, sot karriera e guvernatorit të New Yorkut është në fije të perit.

I parë si një yll në ngjitje nga demokratët për përballjen e tij me Trumpin gjatë pandemisë, sot Cuomo akuzohet për ngacmim seksual në vendin e punës.

"Guvernatori Andrew Cuomo ngacmoi seksualisht shumë gra dhe duke shkelur ligjin federal dhe shtetëror," tha  Letitia James, prokurorja e përgjithshme e Neë Yorkut këtë të martë.

Akuza ndaj politikanit të lartë democrat vjen pas një hetimi të pavarur gjetjet e të cilit i bëri me dije vetë kryeprokurorja.

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo ngacmoi seksualisht shumë punonjës të tanishëm dhe të mëparshëm, si dhe gra që nuk punonin për administratën e tij.

Kryeprokurorja shtoi se hetimi gjeti një mjedis pune "armiqësor" dhe "të pasigurt" për gratë.

Kanë qenë 11 gra që e kanë akuzuar guvernatorin për ngacmim seksual, që për kryeprokuroren janë 11 heroina që treguan të vërtetën. "Jam e frymëzuar nga gratë që thanë të vërtetën, dhe më e rëndësishmja i besoj dhe i falënderoj për trimërinë e tyre," tha James.

Në një deklaratë të tijën më herët, Guvernatori i Nju Jorkut Andreë Cuomo tha se nuk do ta jepte dorëheqjen nga posti, edhe pse thirrjet ishin të gjera nga politika dhe shoqëria civile. Ndërkohë që tha se kërkonte falje nëse kishte bërë ndonjë sjellje të papërshtatshme, ai u zotua të bashkëpunojë për hetimin që do të kryhej ndaj tij.

Karriera politike e guvernatorit të New Yorkut, që përgjatë pandemisë në Amerikë, rreth një vit më parë, ishte një yll në ngjitje në politikën amerikane, sot, sipas shumë analistëve është drejt fundit.

Më herët, disa protestues ngritën një figurë gjigante të një gruaje jashtë zyrës së Andreë Cuomos duke kërkuar kushte më të mira pune, ndërsa bënin thirrje për dorëheqjen e tij sa i përket akuzave për ngacmim seksual.