Disidenti bjellorus gjendet i varur në park

Vitali Shishov, aktivisti 26 vjecar që u gjet i varur në një park në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Vitali Shishov ishte personi që ndihmonte në kalimin e dizidentëve Bjellorusë për në shetin fqinj të Ukrainës. Ai kryesontë Shtëpinë bjelloruse në Ukrainë, njëorganizatë jo qeveritare OJQ, me anë të së cilës ndihmonte shokët e tij të arratiseshin nga shtypja dhe dhuna ne territorret bjelloruse.

Policia ka hapur hetimet dhe nga kërkimet e bëra ka rezultuar se Shishov telefonohej vazhdimisht nga persona të dyshuar,të cilëve refuzonte t’u përgjigjej. Autoritet nuk e përjashtojnë mundësinë e një vrasje e qëllimshme, e manipuluar si vetvrasje. E vetmja dëshmi e siguruar deri më tani është ajo e miqve të tij të cilët thanë se miku I tyre kohëve të fundit po ndiqej nga persona të dyshimtë të paidentifikuar për ta.

Zhdukja e Shishov u raportua nga bashkëpunëtori I tij në organizatë. Policia po vazhdon hetimet për të zbuluar se nëse kjo nuk ishte nje vrasje kush janë fajtorët që e kanë stimuluar. Dyshimet më të mëdha lidhen më cështjen e kalimit të dizidentëve, të cilët vec Ukrainës, vend të preferuar vendstrehimi kanë Poloninë dhe Lituaninë.