Qyteti kinez i përmbytur, influencerja vjedh gomonen e shpëtimit për të pozuar për pëlqime në TikTok

Një ngjarje çuditshme ka ndodhur në një qytet të kinës të prekur nga përmbytjet e shumta ditët e fundit.

Ndërsa skuadrat e shpëtimit dhe emergjencës kanë qenë në terren, një influencere ka marrë një nga gomonet e tyre të shpëtimit për të pozuar për pëlqime në rrjetet sociale.

Në një intervistë, Dǒng Lín, kreu i ekipit të shpëtimit, tha se varka ishte e dëmtuar rëndë kur u gjet.  

Përpos kësaj, ai ishte i zemëruar pasi po humbeshin orë të kohës së tij, të cilat mund t'i ishin përkushtuar kërkimit të të mbijetuarve të mundshëm.

''Unë i kam parë ata dhe ata kanë qenë këtu që në ditën e parë të përmbytjeve, duke filmuar video dhe duke bërë transmetime live."

Dy llogaritë në Tiktok të operuara nga influencerat janë pezulluar që atëherë të postojnë në platformë.

Pas katastrofës natyrore, qindra influencers u dyndën në Henan, pavarësisht se zyrtarët këshilluan publikun që t'ua linte punën e shpëtimit profesionistëve dhe të mos shkonin në zonat e prekura.

Punëtorët e shpëtimit thanë influencuesit, së bashku me të famshmit që udhëtuan në vijën e parë me furnizime e me ekipet e tyre të kamerave, jo vetëm që ishin bërë një problem për efikasitetin e punës së tyre, por gjithashtu kishin vënë disa vendas në situata të rrezikshme duke u dhënë këshilla jo të duhura sigurie.