Njihuni me 3 shenjat më me fat të javës

Një tjetër javë  me ndryshime astrologjike sapo ka nisur, por  tre shenja të zodiakut  janë më  të favorizuara se tjerat, pasi planetët janë në pozicionin dhe këndin e duhur, për të sjellë vetëm zhvillime pozitive për  këto tre shenja.

Luani: Ka ardhur koha që  të shkëlqeni

Ky është momenti që prisnit. Dielli në shenjën tuaj të zodiakut gjallëron fuqitë tuaja. Do të jeni në qendër të vëmendjes dhe më në fund do të relaksoheni nga stresi i muajve të fundit.

Virgjëresha: Ndiheni më tërheqës dhe të dëshiruar se kurrë

Këtë javë do të ndiheni më të dëshiruar se kurrë. E gjithë kjo falë faktit se Venusi do të jetë në shenjën tuaj të zodiakut, duke mbledhur të gjithë 'pluhurin e arit' mbi ju. Mund të takoni dashurinë e jetës suaj, të shihni me një sy romantik disa përvoja të mëparshme dhe me siguri do të zbuloni se si miqtë tuaj janë më pranë jush se kurrë.

Ujori: Ndiheni më të gjallë se kurrë

Energjia që do të merrni do jetë shumë e fortë këtë javë, pasi Hëna e Plotë do të jetë në shenjën tuaj të zodiakut dhe Dielli do të jetë përballë Luanit. Kjo mund të nënkuptojë pjesërisht se do të ketë një ndarje midis kërkesave të zemrës dhe atyre të mendjes, por në çdo rast asgjë nuk mbetet e njëjtë pas Hënës së Plotë. Bëhuni gati për ndryshime.