Dua po kalon ditë të bukura, njeh Anwar me Shqipërinë, darkë dhe me ambasadoren Kim
Dua duket se po kalon ditë të bukura në Shqipëri me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid.
Vizita e këngëtares me famë ndërkombëtare në Tiranë nuk lidhet vetëm me projektet artistike por edhe me nismat e saj humanitare. Ajo dhe familja e saj janë takuar me kryeministrin Edi Rama dhe jo vetëm. Një darkë e mrekullueshme ka qenë edhe ajo me ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim. E cila ka postuar në instagram një foto me këngëtaren duke shprehur dhe mbresat e takimit.
“Dua është një super yll brenda dhe jashtë skenës” shkruan ambasadorja.

Ndërkohë në rrjetet sociale Dua ka postuar fotodhe me të dashurin e saj, dhe duket që po e shijon shumë këtë vizitë.
Dje në konferencën e zhvilluar me gazetarë të medieve në Shqipëri ajo u tregua e rezervuar lidhur me projektet e reja.

Megjithatë zbuloi se fondacioni Sunny Hill do të ketë një degë në Tiranë dhe se në planet e saj është një këngë në gjuhën shqipe dhe pse jo një videoklip i xhiruar mes bukurive të Shqipërisë.
