Qeveria propozon legjitimitetin e poligamisë për gratë, reagojnë konservatorët : Gruaja nuk mund të marrë rolin e burrit
Propozimi i qeverisë së Afrikës së Jugut për të legjitimuar poliandrinë, kur një grua ka më shumë se një burrë në të njëjtën kohë, ka shkaktuar reagime të ashpra nga qyetarët konservatorë.
"Shoqëritë afrikane nuk janë të gatshme për barazi të vërtetë dhe kundërshtimet kanë të bëjnë mbi kontrollin", thotë për BBC akademiku i secializuar për këtë çështje.
Afrika e Jugut ka një nga kushtetutat më liberale në botë, duke përfshirë martesat e të njëjtit seks për të gjithë dhe poligaminë për burrat.
Biznesmeni dhe personaliteti televiziv Musa Mseleku, i cili ka katër gra, është midis atyre që janë kundër poliandrisë.
"Kjo do të shkatërrojë kulturën afrikane. Po për fëmijët e atyre njerëzve? Si do ta njohin ata identitetin e tyre?" pyet Z. Mseleku, i cili luan në një shfaqje televizive të Afrikës së Jugut me familjen e tij poligame.
"Gruaja nuk mund të marrë rolin e burrit. Është e padëgjuar. A do të paguajë gruaja pajë për burrin? A pritet që burri të marrë mbiemrin e saj", thotë biznesmeni.
