Tjetër shpërthim në Etna, tym dhe hi 5 km mbi nivelin e detit

KOKA: Vullkani Etna në Itali ka shpërthyer sërish dhe vazhdon të lirojë llavë dhe hi në qiell. Etna është një nga vullkanet me aktivë në botë.

Autoritetet italiane u thanë banorëve se nuk kanë nevojë të shqetësohen.

Me një lartësi 3,324 metra mbi nivelin e detit, Etna është vullkani më aktiv në botë dhe ka shpërthyer shpesh në 500,000 vitet e fundit.

Edhe këtë fudnjavë, aktiviteti në kraterin jug-lindor të Etnas kaloi gradualisht në një burim llave.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, emetimi i materialit ndezi një re shpërthyese që arriti një lartësi prej rreth pesë kilometrash mbi nivelin e detit.

Sipas teknikëve dhe kërkuesve të observatorit të Etnas, vullkani po mbahet nën mbikëqyrje për shkak të intensifikimit të aktivitetit.

Amplituda e dridhjes vullkanike u regjistrua në vlera të larta me një trend në rritje, por aeroporti ndërkombëtar i Catania-s vazhdon aktivitetin normalisht.

I ndodhur në ishullin italian të Sicilisë, Etna fle dhe zgjohet herë pas here.

Mali vullkanik ofron shpërthime disa herë në vit, duke nxjerrë llavë dhe hi në lartësinë e ishullit mesdhetar. 

Shpërthimi i fundit i madh i Etnës ishte në 1992-shin.

Pamjet e shpërthimeve të zjarrta të vullkanit bëjnë shpesh xhiron e botës duke tërhequr madje çdo vit turistë të shumtë, të apasionuar pas dukurive të natyrës.