Nuk ka qenë unanim vendimi i trupës gjykese të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për të ndryshuar vendimin e Gjykatës më poshtë për Dritan Dajtin duke e shpëtuar këtë të fundit nga dënimi me burg për jetë.

Gjyqtari Fuat Vjerdha,  publikoi sot në profilin e tij në facebook faqen e fundit të këtij vendimi ku mbajnë firmat dhe të 5 gjyqtarët që kanë firmosur këtë vendim.

Nga ky dokument duket që 3 gjyqtarë, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj, dhe Skënder Danimin kanë qenë pro aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe dënimin përfundimtar me 25 vite burg.

Ndërsa dy gjyqtarë, Fuat Vjerdha dhe  Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër.

Vendimi i cili shpëton Dritan Dajtin nga burgu për jetë edhe pse vrau 4 policë në gusht të 2009 nxiti reagime dhe indinjatë. Ambasadori i BE-së Luigi Soreca tha dje se ky vendim kërkon një vlerësim urgjent nga Këshilli i Lartë Gjyqësor  dhe Prokuroria

Kush ishin gjyqtaret qe gjykuan dosjen e Dritan Dajtit ne Apel-  Pesëshja e gjyqtarëve përbëhej nga tre gjyqtarë nga Gjykata e Apelit e Shkodrës dhe dy nga gjykata e Apelit e Vlorës. Nga Apeli i Shkodrës ishin deleguar për të shqyrtuar çështjen gjyqtarët Skënder Damini, Fuat Vjerdha, i cili mban dhe postin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Shkodër,  Petrit Aliaj, si dhe Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolla nga Gjykata e Apelit e Vlorës. Kjo ishte hera e dytë që dosja e Dritan Dajtit shqyrtohej në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda pasi herën e parë Kolegji Penal, i kryesuar nga gjyqtari Idriz Mulkurti, i dha atij katër vendime me burg përjetë për vrasjen e secilit efektiv policie.

Vrasja - Ngjarja për të cilën akuzohet Dritan Dajti ka ndodhur ne 7 gusht 2009 rreth orës 13:50, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës pranë pistës së vogël “Iliria” janë vrarë me armë zjarri katër punonjësit e policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj. 

Lexo me shume

BE kërkoi vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokuroria

Për rastin reaguan dje me tone të ashpra edhe dy Ministra tё qeverisё shqiptare.

Të gjitha lajmet mbi Dritan Dajtin



/Ora News.tv/