Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Sorecam, ka reaguar  lidhur me vendimiun e Gjykatës së Apelit për uljen e dënimit ndaj Dritan Dajtit.

Në një postim në twitter, Soreca thotë se ky vendim ndaj të të pandehurit Dajti të akuzuar për vrasjen e katër policëve kërkon vlerësimin urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit për zvogëlimin e dënimit të të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve bën thirrje për vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm”, shkruan Soreca.

Ambasadori  Soreca thotë se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe do të mbulojë të gjitha nivelet e juridiksionit.

Për rastin reaguan sot me tone të ashpra edhe dy Ministra tё qeverisё shqiptare.

Ministri i punёve tё brendshme, Sandër Lleshaj, tha në një deklaratë publike se vendimi pёr dёnimin e Dritan Dajtit ёshtё njё atentat ndaj drejtёsisё dhe se policia nuk do tё ketë paqe derisa të zhbëhet ai vendim.

Ministria e Drejtësisë do t’i drejtohet KLGJ-së për procedimin disiplinor të gjyqtarëve lidhur “me këtë rast të paprecedent të shkeljeve në kundërshtim me çdo standard të gjykimit të shkurtuar dhe procesit penal”.

Gjonaj: “I kërkoj KPK dhe ONM që në vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të fokusohen në elementë të tillë që çdo gjyqtar ose prokuror me vendimmarrjen e tyre kanë mundësuar që grupet kriminale i shpëtojnë forcës së ligjit. Mbështes prokurorinë në ankimimin në Gjykatën e Lartë me qëllim që parregullsitë e procesit në Apel të rivendosen në vend”.

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda rrëzoi dy ditё mё parё vendimin për burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, ndaj dënimi është 25 vite burg.

Dajti akuzohet për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, por ai tha se qëlloi me armë për t’u vetëmbrojtur pa e ditur se ata ishin policë.

Gjykata e Lartë e ktheu dosjen për rigjykim në Apel për shkelje procedural pasi ai mori dёnim me burgim tё pёrjetshёm, por kёtu u pranua gjykimi i shkurtuar dhe nga dёnimi me 25 vjet burgim pas 10 vjet hetimi gjyqёsor vlerёsohet se ai ka shlyer afro 15 vjet tё masёs sё dёnimit.

/Ora News.tv/