23 vjeçari shqiptar vritet me disa plumba në mes të rrugës në Nju Jork
Një i ri me origjinë shqiptare është vrarë me armë zjarri në Nju Jork.
Grei Frasheri, 23 vjeç. është vrarë javën e kaluar në Bruklin dhe është identifikuar këtë të martë, (11 shtator) njoftoi policia cituar nga mediat vendase.
I riu u vra më 8 shtator, në rrugën 93, në Bay Ridge, tha policia.
Frashëri "ishte gjithmonë një shtyllë mbështetjeje për miqtë e tij, me një buzëqeshje të këndshme dhe një qëndrim të kujdesshëm", u shpreh kushëriri i tij, Rifat Sokoli në Facebook.
Disa gëzhoja u gjetën në vendngjarje ndërsa tre makina u panë duke u larguar me shpejtësi, por detektivët ende nuk e dinë se përse u vra ose kush e kreu sulmin.
"Unë dëshiroj që dhimbja dhe trishtimi i padurueshëm të mos bien kurrë mbi dikë tjetër", shkruante Sokoli, ndërsa kërkoi ndihmë nga njerëzit për të dhënë informacion për autorët.
Në një faqe të dedikuar për viktimën e lindur në Shqipëri - hopeforgrei.com - një familjar shkroi se familja ka vendosur të "falë me dashuri personin përgjegjës" .
Agjenti sekret deshi të shpëtonte 23 vjeçarin shqiptar të vrarë në Nju Jork
/S.Ll/
