Agjenti sekret deshi të shpëtonte 23 vjeçarin shqiptar të vrarë në Nju Jork

Agjenti sekret deshi të shpëtonte 23 vjeçarin shqiptar të

Një agjent sekret jashtë orarit zyrtar të punës është përpjekur më kot për të shpëtuar jetën e 23 vjeçarit shqiptar Grei Frashëri, i cili u qëllua me disa plumba në Bruklin të Nju Jorkut të premten mbrëma të javës së shkuar.

I riu thuhet se u vra nga një person i armatosur që hapi zjarr ndaj tij rreth orës 6.

"Një, dy, tre, katër të shtëna", tha një dëshmitar i tmerruar. "Ndoshta disa sekonda, më pas një tjetër e shtënë."

Një burrë i moshës së mesme e goditi disa herë në gjoks, pasi kishte debatuar me të riun përpara një ndërtese banimi në rrugën 93, thanë policia dhe dëshmitarët të premten.

Agjent i paidentifikuar publikisht hyri në veprim, por viktima nuk arriti të mbijetonte. Ai u deklarua i vdekur në "Langone Hospital", pak kohë më vonë, thanë autoritetet.

Zyrtarët e policisë gjetën të paktën tre predha pasi mbyllën bllokun e banimit.

"Një agjent i Shërbimit Sekret jashtë detyrës, i dha ndihmën e parë viktimës pas të shtënave. Reagimi i tij ishte i duhuri dhe ai duhet të përgëzohet", tha Michael Seremetis, agjent policie që po heton vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar.

Shërbimi Sekret nuk pranoi të identifikonte agjentin, për arsye sigurie.

EMISIONET