Haradinaj në Tempora: Në Serbi janë 3 mijë agjentë rusë të veshur si humanitarë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për "Tempora" nga Sonila Meço në Ora News, tha se Uashingtoni është i palëkundur për Kosovën e 17 Shkurtit.
Haradinaj: Ne kemi një komunikim shumë serioz me Uashingtonin zyrtar, me senatin, me DASH, Pentagonin komunikojmë rregullisht. Mendoj se shumë prej vendimmarrësve në Amerikë e dinë të vërtetën e Kosovës.
Washingtoni është më i vendosur për Kosovën e pavarur. Ne ekzistojmë si komb edhe para se me
Mendimet e presidentit Putin nuk kanë ndonjë peshë për ne. Nuk vlejnë për ne në Ballkan.
Sonila Meço: Por pranoni se ka 3 mijë punonjës humanitarë
Ramush Haradinaj: Rusia nuk ka ndikim tek ne. Fuqia e tyre është jo relevante. Jemi të vendosur ti vëmë pengesat që duhet.
Sonila Meço:Rusisë i interson një Ballkan i trazuar
Ramush Haradinaj: Rusia ka humbur çdo betejë. Humbi Malin e Zi, Maqedoninë, Kosovën e ka të humbur. Rusia nuk ka ndikim tek ne mund të jetë vetëm fatkeqësia e Serbisë.Deklaratat Putin janë si ato MIG (avionë) që blen Serbia dhe mendon që me to frikëson NATO-n. Unë mendoj se ajo baza në Kuçovë ka shumë më shumë rëndësi se ato MIG që blen Vuçiç në Moskë.
Shqiptarët janë botë e Perëndimit dhe këtë botë e udhëheq Amerika. Presioni i tyre nuk është se ata janë lëkundur. Ata u kanë thënë presidentëve që ok, nëse keni ide shqyrtoni idetë e juaja, por ata nuk është se kanë hequr dorë nga 17 Shkurti, që është një minimum i respektimit të të drejtave të shqiptarëve në Ballkan.
Kjo është arritje për gjithë shqiptarët dhe kjo Kosovë paraqet kufirin me Rusinë. Pra, NATO-dhe Rusia. Serbia nuk dëshiron të hyjë NATO-n tash për tash. Në Serbi operojnë rreth 3 mijë humanitarë rusë, që të gjithë janë agjentë rusë. Pra Kosova është kufiri. Ajo që i ka ndodhur Kosovës është humbja e vetëbesimit. Uashingtoni është më i vendosur për Kosovën e pavarur dhe sovrane.
Lexoni deklaratat me të rëndësishme në këtë intervistë nga Ramush Haradinaj dhe Baton Haxhiu
Shkëmbim territoresh? Haradinaj për "Tempora": Nuk jam tregtar tokash!
"Në Serbi janë 3 mijë agjentë rusë të veshur si humanitarë"
Haradinaj i përgjigjet dy ambasadorëve të SHBA: Edhe unë dua të heq taksën por...
Haradinaj: Mogherini armike e Kosovës! Rama e Thaçi axhendë të gabuar
Haradinaj: Baza e NATO-s në Kuçovë më e rëndësishme se avionët rusë që blen Serbia
Haradinaj: Dialogu me Serbinë ka dobësuar Kosovën, taksa reciprocitet
Haradinaj: Nëse Rama do bashkimin të mbyllë Rrugën e Kombit, të ndërtojë hekurudhën
"Kosova" Porosia e Haradinajt për Tiranën zyrtare: Kujdes, se ka limit çdo gjë
Haradinaj: Edhe nga Tirana zyrtare po lobohet në Amerikë për ndarjen e Kosovës
Baton Haxhiu: Rama shumëvështirë i këshillueshëm, por s'është tradhtar. As Thaçi
Shkëmbimi i territoreve, Baton Haxhiu: Si mund të jeni të pashpirt duke fyer Ramën!
