Që mos përfundojë si Tata!
Zonja Yuri Kim, i paska dhënë përgjigje një komentuese "aktiviste", pasi ajo e ka quajtur "kineze"!!! Zonjës Kim, duhet t'i tregojnë historinë me Shabon Qosen.
Këtë histori sigurisht nuk e dinë provincialët që kanë populluar Tironën në keto tre dekada, duke shkaterruar jo vetëm si qytetarinë, por edhe fizikisht si trashëgimi kulturore historike me qeveritë e korruptuara dhe të inkriminuara të ketij 30 vjeçari komunist që i kanë përdorur për votë.
Këtë mund të i'a tregojë Kryeministri në takimet e orëve të mesnatës, pas një kthimi nga Ankaraja, pasi ështe takuar me vëlla Erdoganin, si e vetmja trashëgimi që i ka mbetur, Tata.
Historia është kjo: Kur Tatën e ngacmonin "Hunderr" se kishte një hundë të madhe, ai nxehej dhe i gjuante me një shkop hekuri që kishte në bicikletë, apo me gurin e peshores së kanarit të dyqanit, (ateherë nuk kishte FB dhe Tweeter) pasi Tata kishte një dyqan frutash dhe para luftës kishte qenë një nga tregtarët më të mëdhenj në Tiranë. Kur Taten nuk e ngacmonin Ai i thonte: O me pse nuk shani? Apo nuk ju a mban më!
Kështu që mos të përfundojë si Tata, zonja Ambasadore, më mirë mos t'i kthejë xhevap këtyne qafireve/a.
Përsa i përket asaj, përbuzjes, që kanë shqiptarët për kinezët rusët, indianët, meksikanë, kubanezët e ku ta di unë, tregon jo vetëm injorancë, por edhe komleks inferioriteti.
Nuk e di se ku e fusin veten shqiptarët në rëndësinë që i japin vetes me 3 milion banorë, vendi më i varfër .dhe më i korruptuar, pa demokraci minimale, me një ekonomi kriminale, me shkollim si injorancë funksionale në një shoqeri civile dhe media që përdoret si patllake e bandave parti-politike me e me ....
Bukuria dhe suksesi i Amerikës si vendi juaj i lindjes dhe vendi im i natyralizuar si qytetar i këtij vendi, është pikërisht se Amerika është nje "melt it pot" racash, nacionalitetesh që bashkejetojnë dhe funksionojnë mrekullisht.
Po të harxhoj kohë me sqarime komente FB Zonja Ambasadore do të përfundojë si Tata.
Këshillë dashamirëse dhe qytetare kjo për zonjen Kim
Naiviteti Amerikan bien shumë kollaj viktimë e djallzive ballkanase .
Poeti kombetar i Shqiperisë At Fishta, i ndaluar 45 vjet nga regjimi komunist i shvarrosur dhe i pavlersuar ende si figura më e madhe kombetare, pasi akoma këta që pritni e përcillni Ju zonja Kim dhe ata që keni në Ambasadë, mbajnë dhe predikojnë sherbëtorët letrar të regjimit komunist me një fasadë "antikomuniste". Fishta ka shkruar:
Se Ballkani asht tym e mjegull!
Ruejna zot se të ban ndonjë tjegull,
E na bjen kresë edhe ne,
Prej Ballkanit hajër nuk ke.