"Gangrenizimi i drejtësisë. Kush e emëroi kryegjygjtaren e Elbasanit?"
Kush e emëroi kryegjygjtaren e Elbasanit?
Kjo është pyetja.
Një furtunë në gotën e ujit të reformës në drejtësi është ngritur nga media dhe institucione të tjera për Tik-Tok-un e kryegjygjtares së Elbasanit.
Ata që duhet të jenë përgjegjës përpara se të hetohet për pasurite dhe etikën profesionale kryegjygjtarja e Elbasanit, janë katedrat e juridikut ku është diplomuar dhe si është diplomuar?!
Ata që i kanë dhënë MAGJISTRATURË dhe si ja kanë dhënë?!
Ata që e kanë ngjitur shkallë-shkallë deri aty ku bëhet pallë me pagesa të krimit në qytetin më problematik sot në Shqipërë?!
Nje karafile e niveleve më banale të arrijë deri në këtë shkalllë tregon jo vetëm degradimin e kësaj administrate, por edhe qesharakarikarizmin e reformës në drejtësi.
Nuk keni parë gjë akoma!
Gangrenizimi i një shoqërie fillon nga mosndëshkimi i të keqes si mungesë e drejtësisë.
