Që shenjtëria e Maturës të mos prishet më!

Dje u realizua provimi i dytë i maturës shtetërore në lendën e gjuhë- letërsisë!

E teksa 34 mije maturantë e filluan procesin e provimit se gongu ra ,në ora 10.12 minuta del

teza ne rrjetes sociale , sipas demoncimit të medias , duke cënuar standartin dhe shenjtërinë e maturës!

Kjo është me shume se e dhimbshme dhe njekohësisht sjellja më e dëmshme që mund t’i behet nje provimi kombëtarë !

Është fyese dhe e patolerueshme që cilido individ , dashakeq apo i paaftë, te tentoj tę hedh ne “ erë” Maturën Shtetërore , kete provim kombëtarë që nuk është vetëm përgjegjësi e per matjen e dijeve dhe vlerësimin e nxenesve maturantë , as përgjegjësi ligjore e morale vetëm e Ministrisë së Arsimit që harton, monitorin dhe vendos standartin ne cilësinë e arsimit , por edhe përgjegjësi e gjithë shoqëri shqiptare!

Përtej skenave të krimit të vrasjese dhe dhunës ne te cilën rriten keta fëmijë , cilido që është ai individë që mundohet te perdhos shenjterin e Maturës duhet ndeshuar!

Mjaftë më ! Nuk po lëmë asgjë të ketë me vlerë ! As jeta nuk ka vlerë , as gëzimi nuk

ka vlerë, as era e lules nuk ka vlerë, as shija e bukës nuk ka vlerë ??!!

Edhe provimi duhet të hidhet në erë!

Mjaftë më ! Arsimi është shenjtëria e një

vendi ! Ai nuk mund të jetë vend ku politika të bej harakiri kedo !

Si është arsimi sot , do të jetë e ardhmja e kombit nesër !

Askush nuk duhet te gezohet se doli teza!

Nëse dikush gëzon , kjo është dashakeqësi dhe tregon se e keqja në ketë vend ka hedhur shumë rrenje te thella .

Kjo është veper penale , se penalizon 34 mije maturantë , nje duzinë me administratorë , perfaqësues te MASR , policinë e shtetit , postën , prindërit , të gjithë shoqërinë , të cilët mobilizohen per të zbatuar provimin e shtetit !

Kjo nuk është shaka , po fyerje e hidhur e marrje peng e standarit të cilesisë se arsimit !

Me shume , po shumë te drejtë ,maturantët dje në intervistë , pas provimit , ngritën shqetësimin që ky fenomen duhet të perfundoj njeherë e pergjithmone .

Pasi kjo situatë penalizonë vlerësimer e tyre dhe garën per vazhdimin e studimeve të larta !

Me shumë te drejtë Ministria e Arsimit duhet ta trajtoj ketë problem deri në qelizē dhe tashmë ka ardhur koha që kushdo që e ka berë dhe ka prishur standartin e maturës , duke tentuar të hedhi në erë provimet e maturës ,të marri denimin e merituar .

Në emer te te ardhmes së fëmijëve dhe të rinjve tanë , duhet të behemi gardh per të mbrojtur cilësinē e jetës së fëmijeve tanë !

Ky është aksion Kombëtarë, që

kerkon kontributin e secilit prej nesh!

Se shenjterin dhe emocioni e Maturës nuk ka të drejtë askush ta dhunoj apo perdhunoj !

Ndaj masat nga MASR duhet të shkojnë deri ne fund , per te ndeshkuar fajtorët dhe per të siguruar standartin e procesit të provimit !

Askush nuk mund të minimalizoj këto veprime që janë kthyer tashmë në fenomen të shëmtuar dhe gangrenê të shoqërisë!

Te keqes i duhet thënë ndal dhe keqberësit duhen ndeshkuar !