Melisa e quajti fallco, i kthehet Ledjana: ''Ti vetë çfarë nuk bëre''

Ledjana Prenga ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin 'Glamour Zone' ku përballë moderatores Ester Bylyku, zbuloi detaje të tjera nga sherri me Melisën.

Ledjana sqaroi se zënka e tyre nisi pas një postimi nga ana e saj në Instagram. Mediet e interpretuan sikur ishte dedikim për Melisën, por në fakt nuk ishte.

Pasi theksoi se vajzat nuk kanë kontakt me njëra tjetrën dhe nuk janë sqaruar Ledjana shtoi: ''Nuk mund të më thuash mua fallco, në një ambient ku unë nuk jam e pranishme. E për më tepër kur vetë çfarë nuk ke bërë."