Rihanna rikthehet në industrinë muzikore pas mungesës 5-vjeçare

Pas një mungese disavjeçare nga muzika, këngëtarja nga Barbadosi, Rihana ka vendosur të rikthehet me një projekt të ri. Lajmin e ka dhënë vetë 33-vjeçarja në një intervistë për të fmashmën “Vogue Italia”.

Artistja vjen në kopertinën e revistës me një pamje krejt ndryshe, ndërsa është duke punuar për të sjellë edhe albumin e saj të ri, i cili do të hidhet në treg pas një pauze prej afro 5 vjetësh në muzikë.

Projekti i ri i këngëtares, i cili do të jetë albumi i saj i nëntë, pritet të titullohet “R9”. Këngët parashikohet të jenë hite të radhës, duke marrë në konsideratë faktin se Rihanna është një prej këngëtareve më të dëgjuara në botë. Albumi i fundit i saj ishte “Anti”, i publikuar në fillim të vitit 2016.

Më herët këngëtarja është shprehur për revistën “Time” se nuk ishte kundër bashkëpunimeve, dhe një prej tyre mund të ishte edhe me Lady Gaga, por ka theksuar se Drake nuk do të jetë një prej tyre. 33-vjeçarja, është bërë këngëtarja e dytë pas Madonna-s, e cila arrin të pozojë për katër revista “Vogue” në mbarë botën: American Vogue, British Vogue, Vogue Paris dhe Vogue Italia.