Sondazhi në Ora News: Ja shqetësimet kryesore që kanë shqiptarët në vendet e tyre të punës
Çdo ditë dhe më shumë rinia në Shqipëri po përballet me sfida dhe vështirësi për të jetuar dhe për të punuar në këtë vend.
Kjo nuk konstatohet vetëm nga ekspertët, por dhe nga shifrat zyrtare që tregojnë se të rinjtë kërkojnë gjithnjë e më shumë të largohen nga Shqipëria, ndërsa në vend mungojnë politikat për të adresuar çështjet që shqetësojnë rininë shqiptare, gjithashtu një mungesë të madhe vemë re dhe në mundësitë e punësimit.
Të shumtë janë ata të rinj që sapo diplomohen dyert e tyre mbyllen kudo që shkojnë, dikush i kërkon eksperiencë një 22-vjeçari të sapo diplomuar dhe dikush tjetër i jep vendin e punës të birit të mikut të tij.
Për fat të keq ky është realiteti në të cilin ne jetojmë dhe çdo dit po përpiqemi që sado pak të japim kontributin tonë për të ndryshuar këtë rrjedhë që Shqipëria ka marrë.
Papunësia po i prek të gjitha shtresat e popullsisë, ndonëse te rinia kjo shifër kap dyfishin e njerëzve që enden për një punë.
Shumë të rinj ankohen për mënyrën sesi punohet në vendin tonë dhe shumë të tjerë ndihen të shfrytëzuar.
Për ta zgjeruar më tej një diskutim të tillë vendosëm që në Instagramin tonë RTV Ora të pyesnim ndjekësit tanë për të gjitha problemet që hasin me punësimin në Shqipëri.
Mes të gjitha atyre përgjigjeve ajo çfarë kryesonte ishte paga qesharake mujore që marrën.