Genta ti je? Këngëtarja me trupin bishë habit ndjekësit me foton e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2021, 20:59
Këngëtarja, Genta Ismajli është mjaft aktive në rrjetet sociale kur herë pas here ndan me ndjekësit foto të ndryshme nga përditshmëria e saj, ku nuk mungojnë as fotot me partnerin.
E kuruar gjithmonë dhe e bukur në çdo dalje të saj Genta rrëmben me mijëra komplimenta nga fansat.
Mirëpo, një foto e këngëtares së fundmi po bën xhiron nëpër rrjetet sociale. Teksa është në palestër dhe pa make-up Genta i ka bërë të gjithë të pyesin veten "A është ajo?".
Këngëtarja shihet mjaft ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.
