E rëndë, rrëmbehen nxënësit e një shkolle
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2021, 09:29
Në shtetin veriperëndimor të Nigerisë, Zamfara një grup personash kanë rrëmbyer nxënësit e një shkolle,tha zëdhënës guvernatori i shtetit.
Ai nuk pranoi të tregonte se sa nxënës ishin rrëmbyer, raporton Reuters.
Një zëdhënës i policisë nuk iu përgjigj menjëherë thirrjeve dhe mesazheve që kërkonin komente.
Ky është rrëmbimi i dytë i tillë brenda pak më shumë se një jave në veri të Nigerisë.
Javën e kaluar, persona të armatosur të paidentifikuar, vranë një student në një shkollë me konvikt në shtetin Nigerian dhe rrëmbyen 42 persona, përfshirë 27 studentë. Pengjet ende nuk janë liruar.