I tha dhëmbëkalbur, Dasara 'përballet' për herë të parë me Noizyn në #EXPULS

Dasara Karaiskaj, gazetarja e njohur dhe shumë e komentuar shqiptare, ka qenë e ftuar në puntatën e radhës në #EXPULS përballë gazetarit dhe autorit Ronaldo Sharka.

Dasara u ngacmua shërish për sherrin me reperin Noizy. Por çfarë ka ndodhur?! për ju që nuk e dini po iu a sjellim në vëmendje:

"Në një postim në Instagram, Noizy e quajti gazetaren Dasara Karaiskaj “dhëmbëkalbur”. “Repi në Shqipëri ka ardhur në 2008/2009,” shkruan më pas reperi.

Reagimi i ashpër i Noizy-t lidhet me një intervistë të Karaiskajt për Couleur 3 (radio zviceriane) në lidhje me zhvillimin e muzikës hip-hop në Shqipëri, dokumentar në të cilin foli edhe Stresi, Elgit Doda, Ronaldo Sharka e të tjerë.

Ndër të tjera, ai publikoi edhe një intervistë të saj gjatë vitit 2014/2015, ku Karaiskaj tregon se personazhi që do të donte të intervistonte ishte Noizy.

Sipas Karaiskajt, Mozzik dhe Noizy duhen hedhur në plehra. “Po të duash të përmend dhe emra konkretë, thotë ajo për Couleur3. “Kemi një personazh këtu që quhet Mozzik që do bënim mirë ta merrnim dhe ta hidhnim në një kosh plehrash për reperin që pretendon se bën. Të njëjtën gjë do të thoja edhe për Noizy-n".

Gazetari futi Dasaran në kurth gjatë intervistës, sikur Noizy kishte pranuar të ballafaqohej me Dasaran në lidhje SKYPE.

"Ëoë. Bravoooo. Nëse e ke bërë këtë, bravo Ronaldo"- u shpreh ajo teksa ul kokën e sikletosur duke përdorur telefonin, deri sa gazetari i thotë që ishte lojë.

Ajo shtoi se nuk sulmon askënd, por sulmon fenomenin!

Ndiqni videon!

https://www.youtube.com/watch?v=YrJoFATnkzk