Covid-19 fut vendin në karantinë, Gjykata në Hagë: Ora policore të hiqet menjëherë

Një gjykatë në Hagë  në një deklaratë të dhënë tha se ora e vendosur për parandalimin e Covid-19 duhet të hiqet.

“Ora policore duhet të hiqet menjëherë”- tha gjykata në një deklaratë, duke shtuar se qeveria ka abuzuar me kompetencat e saj të urgjencës.

“Masa është një shkelje e thellë e së drejtës për lirinë e lëvizjes dhe privatësisë. Kjo kërkon një proces shumë të kujdesshëm të vendimmarrjes”-  shtoi gjykata.

Çështja erdhi nga një grup që protestonin kundër implementimit të kësaj mase e cila është në fuqi nga ora 21:00 deri në 4:30 deri më 2 mars.

Është hera e parë që zbatohet ora e parë policore në vend që nga Lufta e Dytë Botërore dhe si rrjedhojë nxiti protesta masive.

Ligji i posaçëm në të cilin qeveria u bazua për ta implementuar orën policore duhet bazohet për “rrethana shumë urgjente dhe të jashtëzakonshme”.