Publikohen të dhënat, rreth 3 milionë fëmijë janë infektuar nga Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2021, 08:41
Rreth 3 milionë fëmijë në SHBA janë infektuar me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë.
Javën që lamë pas numri i fëmijëve të ifnektuar ishte 117.518, duke shënuar kështu një rritje prej 10% në raport me dy javët e fundit.
Sipas CNN, fëmijët përfaqësojnë 12.9 % të të gjitha rasteve të regjistruara në SHBA.
Megjithatë kjo grupmoshë manifeston simptoma të lehta të sëmundjes dhe kanë qenë të paktat rastet ku kanë shkuar deri në fatalitet.