Kamala Harris mori dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19

Zëvendës-presidentja amerikane Kamala Harris, ka marrë dozën e dytë të vaksinës Moderna kundër COVID-19 në Institutet Kombëtare të Shëndetit në Bethesda të Maryland.

“E mora vaksinën dhe me të vërtetë nuk ndjeva dhimbje. Unë dua të falënderoj të gjithë këtu, për gjithçka që ju bëni”- tha Harris pasi u vaksinua.

Bazuar në të dhënat e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, afërsisht 20 milionë njerëz i kanë marrë dozat e para të vaksinës, ndërsa afër 3.5 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht.

Deri më tani SHBA ka raportuar 25.3 milionë raste nga Covid-dhe 423 mijë viktima.