21 janari/ Hyseni: Sa të jemi gjallë ne do ta kërkojmë gjakun e atyre 4 vetave

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, deputeti i PS-së Alket Hyseni tha se sa të jenë gjallë nuk do të ndalen së kërkuari gjakun e 4 personave në 21 janar.

Hyseni: Sa të jemi gjallë ne do ta kërkojmë gjakun e atyre 4 vetave. Kjo nuk ka lidhje me fushatat. Do të bëhej që të mos bëhej avokatia e vrasësve.

Ne nuk kemi marrë drejtësinë, por legjislativin dhe ekzekutivin. Ne mbajmë përgjegjësi edhe pse nuk kemi arritur që ta vëmë drejtësinë në efiçencë.