Covid : Zemërimi i BE-së për vonesën në dorëzimin e vaksinave

Disa vende të BE-së po marrin doza më  të pakta të vaksinës Pfizer sesa pritej, pasi firma amerikane ngadalësoi dërgesat.

Gjashtë shtete e quajtën situatën "të papranueshme" dhe paralajmëruan se kjo "ul besueshmërinë e procesit të vaksinimit."

Suedia, Danimarka, Finlanda, Lituania, Letonia dhe Estonia i kërkuan BE të ushtrojë presion mbi PfizerBioNTech.

Pfizer tha se dërgesat e vonuara ishin një çështje e përkohshme.

Në një deklaratë të premten, prodhuesi i ilaçeve tha se dërgesat po ndikoheshin nga ndryshimet në procesin e saj të prodhimit.

"Megjithëse kjo do të ndikojë në procesin e shpërndarjes në fund të janarit deri në fillim të shkurtit, ajo do të sigurojë një rritje të konsiderueshme në doza të disponueshme për pacientët në fund të shkurtit dhe marsit, "tha Pfizer.

Kompani gjithashtu tha se këto ndryshime do të kishin një "ndikim afatshkurtër" në shpërndarjen e vaksinave në Angli.

Pavarësisht vonesave , Anglia tha se planifikon të arrijë objektivin e saj të vaksinimit të të gjitha grupeve prioritare deri në mes të shkurtit, rreth 15 milion njerëz.

Ministria gjermane e quajti njoftimin e Pfizer të habitshëm dhe për keqardhje, duke vënë në dukje se ishte zotuar të furnizonte BE me vaksina deri në mes të shkurtit.

Presidentja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen tha se ajo ishte siguruar nga shefi ekzekutiv i Pfizer se do të mbërrinin të gjitha porositë e garantuara për shpërndarjen në tremujorin e parë të vitit.