"Jemi të gjithë në të njëjtën varkë" Papa u bën thirrje udhëheqësve botërorë të sigurojnë vaksinë edhe për vendet e varfra
Papa Françesku u ka bërë thirrje udhëheqësve botërorë që të sigurojnë vaksinë kundër Covid-19 për të gjithë.
Gjatë fjalimit online të tij në Ditën e Krishtlindjeve, Papa i shqetësuar tha se është kundër vendosjes "mureve" të trajtimeve.
Ky shqetësim i Papa Françeskut vjen pasi vendet më të pasura po blejnë doza joproporcionale të vaksinave në dëm të atyre më të varfërve.
"Le që Biri i Zotit të ripërtërijë te udhëheqësit politikë dhe të qeverisë një frymë bashkëpunimi ndërkombëtar, duke filluar me kujdesin shëndetësor, në mënyrë që të gjithë të sigurohen akses në vaksinat dhe trajtimin. Një sfide që nuk njeh kufij, ne nuk mund të ngremë mure. Të gjithë jemi në të njëjtën varkë"- tha ai.
Ai shtoi se efektet e krizës shëndetësore treguan se nevoja për unitet global ishte më e madhe se kurrë.
"Në këtë moment të historisë, të shënuar nga kriza ekologjike dhe çekuilibrat e rëndë ekonomik dhe social vetëm të përkeqësuar nga pandemia e koronavirusit, është më e rëndësishme për ne të njohim njëri-tjetrin si vëllezër dhe motra."
Papa gjithashtu i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë zemërgjerësi dhe mbështetje për të prekurit nga pandemia, duke veçuar gratë që vuanin dhunën në familje gjatë karantinës.