Pinguinët festojnë Krishtlindjen në akuariumin “Jeta e detit”
Të vegjlit e pinguinëve kanë festuar Krishtlindjen e tyre të parë së bashku me kujdestarët e tyre. Shfaqja ka tërhequr vëmendjen e të gjthëve pas publikimit të vidieos nga stafi i Akuariumit të Sidneit “Jeta e Detit”.
Krishtlindjet mbërritën herët në Akuariumin “Jeta e detit” të Sidneit ndërsa disa pinguinë të vegjël të llojit “Gentoo” nisën me festimet e tyre të para të dimrit në një ambient të zbukuruar.
Në pamje duken pinguninët dy muajsh që ndjekin topat e kuq dhe të gjelbër që rrëshkasin nëpër akullin e habitatit të tyrë nën-Antarktik.
Pinguinët e rritur gjithashtu u argëtuan me flluska, pasi nuk mund t'i rezistonin shfaqjes.
Kujdestarja e pinguinëve Kerrie Dixon, e cila postoi videon e pinguinëve, tha se "siç pritej, të vegjlit në fillim hezitonin me shiritat dhe zbukurimet, por shpejt u bashkuan për të shijuar festën e tyre të Krishtlindjes."
Pinguinët Gentoo janë një grup ujor, zogj jofluturues që jetojnë pothuajse ekskluzivisht në hemisferën jugore, veçanërisht në Antarktidë.
Me përshtatshmeri të lartë për jetën në ujë, pinguinët kanë nuancë të errët dhe pendë të bardha, dhe krahët e tyre janë bërë pendë notimi.
Shumica e tyre shpenzojnë rreth gjysmën e jetës në tokë dhe gjysmën në oqeane.